Aktivitetet tona

Trajnime

Ne bëjmë trajnime për pastorët dhe drejtuesit si dhe besimtarët e kishave ungjillore përsa i përket temave shumë të rëndësishme “Si të ndihmojmë të tjerët të gjejnë lirinë në Krishtin”, “Si të bëjmë dishepuj”, “Si të çlirohemi nga ankthi dhe depresioni”, “Si të gjejmë partnerin e duhur në jetë”, “Si të zgjidhim konfliktet martesore për të patur një martesë në liri të plotë”, “Si të ndihmojmë kishën të gjejë lirinë në Krishtin”, “Si të çlirohemi dhe shërohemi nga traumat e ndryshme në jetë”, “Si të disiplinojmë në kishë dhe si të restaurojmë ata që janë disiplinuar” e të tjera si këto.

Konferenca

Ne organizojmë konferenca të ndryshme me kisha, drejtues, pastorë, të rinj, gra e burra për tema të veçanta të cilat janë shumë të nevojshme për pajisjen e besimtarëve për veprën për të cilën Jezusi i ka thirrur. Fokusi ynë është pikërisht të jemi një ndihmë për pastorët, drejtuesit, kishat e shkollat biblike si dhe individët për t’i pajisur ata me asistencën e nevojshme në drejtim të mësimdhënies, trajnimit, pajisjes, këshillimit e delegimit për plotësimin e planit të Perëndisë. Konferencat synojnë çlirimin dhe shërimin shpirtëror si dhe transformimin e mendjes për të bërë një jetë sipas vullnetit të Perëndisë me gjithë plotësinë e vet. Ne kemi zhvilluar deri tani konferenca për çlirimin nga fortesat e komunizmit, çlirimin nga vartësitë e ndryshme, shërimin nga traumat, çlirimin nga ankthi, gjetjen e partnerit të duhur në jetë e të tjera.

Retreat-e

Retreat-et apo e thënë ndryshe, kohët çlodhëse me Perëndinë, të mbledhur diku larg shtëpisë dhe shërbesave tona, organizohen prej nesh vetëm me pjesëmarrësit e programit “Transform”. Qëllimi i këtyre kohëve çlodhëse është që pastorët dhe drejtuesit të mësojnë t’i kushtojnë kohë në lutje Perëndisë duke kërkuar të dëgjojnë prej tij dhe të marrin nga Fjala e Perëndisë atë që është e vërtetë që ta zbatojnë atë. Janë kohë kur pjesëmarrësit kalojnë përmes hapave të lirisë, një paketë lutjesh çlirimi e shërimi, për të marrë lirinë që Fyma e Shenjtë jep përmes të vërtetës, Fjalës së Perëndisë. Janë kohë kur pjesëmarrësit rrëfejnë para lehtësuesve zonat e errëta të jetës frymërore e fizike dhe kur hedhja poshtë e gjënjeshtrave dhe pranimi e shpallja e së vërtetës lejojnë Frymën të bëjë shërimin dhe transformimin e duhur mendor.

Scroll to Top